19 shtator 2013- Aksidentohet në qytetin e Durrësit eskorta e presidentit Bujar Nishani. Automjeti pararojë i eskortës që shoqëron lëvizjet e Presidentit të Republikës është përplasur paraditen e sotme rreth orës 08:25.Mjeti tip “Skoda Oktavia”, me targë MB007 AA, teksa po dilte nga zona e rezidencave qeveritare në aksin rrugor në drejtim të Tiranës, është goditur në mënyrë aksidentale nga mjeti “Benz”, ngjyrë gri me targë të huaj Lu TR 320 me drejtues shtetasin Shpëtim Skuma, 36 vjeç, lindur në Tropojë e rezident në Gjermani.Sipas Ministrisë së Brendshme, drejtuesi i automjetit të eskortës është dëmtuar lehtë dhe gjendet në ambientet e spitalit të Durrësit,ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është larguar brenda pak minutave duke lënë ambientet e spitalit. Shërbimet e policisë kane ndaluar drejtuesin e automjetit tjetër, 36-vjeçarin Skuma, ndërsa vijojnë hetimet në vendin e ngjarjes.Presidenti i Republikës ka qenë i pranishëm në automjetin e tij, gjatë kohës që ka ndodhur aksidenti.





