DURRES, 6 janar 2014 – Dhuna në familje vazhdon të mbetet përsëri një problem në shoqërine tonë. Dje në zonën e ish Kënetës në Durrës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku babë e bir kanë dhunuar 39-vjeçaren, bashkeshorten dhe nënën.Ngjarja ka nisur nga një debat për motive të dobta dhe me pas ka degjeneruar në dhunë barbare me mjete të forta ndaj 39-vjeçares, nga dy anëtarët e familjes së saj, bashkëshorti 45 vjeç Gjergj Arapi dhe djali 17-vjeçar Pjetër Arapi.
Dy autorët nuk janë mjaftuar me dhunën e ushtruar ndaj 39-vjeçares, por i kanë prerë asaj edhe flokët. E dhunuara është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që policia ka vënë në pranga babë e bir. Ata do të përballen me drejtësinë për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa është plotësuar padia edhe për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për gruan nga ana e policisë.





