Pas vrasjes së Mond Çekiçit të shtunën e javës së kaluar dhe një plagosjeje të shënuar 24 orë më parë, qyteti i Durrësit është blinduar nga policia. Ndërkohë, situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shijak e Krujë. Në të tre komisariatet e policisë së qarkut Durrës ka nisur zbatimin një plan masash për kapjen e personave në kërkim.
Në rrugët kryesore, siç duket qartë nga pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm”, policia lokale në bashkëpunim me forcat e FNSH-së dhe “Shqiponjat” kanë nisur kontrolle të imtësishme në automjetet që ndalojnë.
Objekt kontrolli i efektivëve të policisë janë personat e shpallur në kërkim, ata që qarkullojmë me armë pa leje etj.





