Durrësi është zbrazur nga “kanceri” i shoqërisë, bastet sportive e kazinotë, që kishin pushtuar qytetin bregdetar në çdo cep të tij. Ky fillim viti ka nisur pa lojërat e bixhozit. Ish-ambientet e këtyre subjekteve janë liruar e hapësirat jepen me qira nga pronarët e tyre.

Operatori i DurrësLajm sjell pamjet e marra në qytet ku tregohet qarte se në heshtje te gjithë pronarët e këtyre subjekteve i janë bindur vendimit të qeverisë për të mbyllur aktivitetet e bixhozit.

Papunësia është rritur, sepse mbyllja e këtyre pikave ka nxjerrë pa punë jo pak njerëz, por përfitimi që familjet dhe shoqëria kanë nga mbyllja e tyre është shumë më i madh.

Në qytetin e Durrësit ishin rregjistruar zyrtarisht rreth 130 pika bastesh sportive, 4 kazino dhe 2 bingo. Realisht numri i tyre ka qenë më i madh, por funksiononin në informalitet.

Efektet negative të funksionimit të këtyre bizneseve janë shumë të rënda për të rinjtë në përgjithësi, por edhe për familjet durrake.

Aksioni “Fundi i marrëzisë” që u mbështet gjerësisht 5 vite të shkuara në qytetin bregdetar, nuk i dha fund pranisë së pikave që nxisin vesin e kumarit pranë qendrave të banuara.

Në qytet, vesi dhe varësia ndaj kumarit kanë shkatërruar mjaft familje.

K.H.