Pavarësisht se vjeshta ka hyrë zyrtarisht në vendin tonë, në këtë stinë Durrësi ende mbetet i frekuentuar nga turistët e huaj.
Janë kryesisht polakë, të cilët në stinën e vjeshtës vizitojnë Durrësin krahas kryeqytetit.
Një student polak, 23-vjeçar e kemi takuar teksa me inisiativë hipte në ambientet e projektit Veliera ku punimet janë të ndërprera. Atij i pëlqen qyteti i Durrësit, klima e ngrohtë e vjeshtës, por më së shumti ushqimi.
I riu thotë se me pak lekë, 40 euro maksimumi, në 2 ditë ai qëndron në Durrës dhe ushqehet me produkte tradicionale shumë të shijshme. “Byreku dhe dhalla “ shqiptare gatime tradicionale mbetet e preferuara e tij, krahas verës së mirë në mbrëmje.
Durrësi shquhet për larmishmërinë e restoranteve dhe të gatimeve që prej atyre tradicionale dhe kuzhinës tipike moderne e cila ka hyrë vitet e fundit.
K.H.





