Moti i nxehtë ia ka lënë vendin reshjeve të shiut. Durrësi është zgjuar këtë mëngjes me reshje të dendura shiu dhe me ulje të lehtë të temperaturave.
Megjithëse jemi në fillim të muajit gusht, për ata që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të diel, moti nuk ka qenë në anën e tyre.
Sipas parashikimit të sinoptikanëve, ditën e stome do të mbizotërojë moti i vranët dhe me reshje shiu. Në zonat malore, temperaturat maksimale do të arrijnë në 27 °C në dhe ato minimale në 19°C. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, termometri do të shënojë deri në 33 °C dhe temperatura më e ulët 21°C.





