Pas një kohe të gjatë, Durrësi dhe Kruja nuk kanë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit asnjë rast me COVID-19. 

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, pas testeve të kryera nuk ka rezultuar pozitiv asnjë qytetar.

Durrësi dhe Kruja janë dy qytetet më të prekura nga COVID-19, me këtë të fundit që vatra më e madhe ka qenë në bizneset fason, ndërsa në qytetin bregdetar u regjistruan raste edhe në insitucione shtetërore.