Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 5 granata dore, 1 arkë me municion luftarak, 4 karikatorë  dhe 160 fishekë.

Të ndarë sipas komisariateve të policisë rezulton se në Durrës janë dorëzuar 2 armë zjarri, 5 granata dore, 1 arkë me municion luftarak dhe 4 karikatorë me 60 fishekë; në Komisariatin e Policisë Shijak 2 armë zjarri; në Komisariatin e Policisë Krujë 2 armë zjarri dhe 100 fishekë.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 70 armë zjarri, 16.297 fishekë, 55 krehëra, 161 granata, 131 ndezësa, 1 arkë me municione, 29 kapsolla detonatore si dhe rreth 7 kallëpe tritol.