Peshëngritja Europiane do të përqendrohet në Durrës tetorin e këtij viti. Në qytetin bregdetar do të organizohet kampionati për moshat nga 17 deri 23 vjeç. Më shumë se 350 sportistë, nga 40 vende të kontinentit, do të garojnë nga 15 deri më 22 tetor.
“Jemi të sigurt që do të jete sukses ky kampionat, pasi në Shqipëri janë organizuar edhe më parë aktivitete të tilla”, tha Antonio Urso, President i Federatës Europiane të Peshëngritjes.
Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Urso uron që në Shqipëri të zhvillohet edhe një botëror.
“Do të mbështesim kandidaturën e Shqipërisë për botërorin e të rinjve në 2019” tha ai.
Në Shqipëri në të kaluarën është organizuar Europiani për të rritur në 2013, në Tiranë, dhe ai i të rinjve në 2008 në Durrës.