8korrik 2015 – Bashkia e Durrësit do të menaxhojë edhe katër plazhe të tjerë në veri të qytetit bregdetar. Plazhet e Shën Pjetrit, Rrushkullit, grykëderdhjes së Erzenit dhe sektorit Rinia do t'i shtohen plazhit tradicional të Durrësit.
Ndërsa ky i fundit duket se e ka humbur shkëlqimin e viteve të shkuara, plazhet e tjerë në gjirin e Lalzit, që i bashkëngjiten bashkisë së Durrësit, i kanë dëshmuar kapacitetet e mëdha për të ardhmen.
Plazhet në veri të qytetit frekuentohen përgjithësisht nga pushuesit kryeqytetas, të cilët mbërrijnë me automjete nëpërmjet rrugës Maminas – Gjiri i Lalzit. Deri tani këto plazhe janë administruar nga komunat e Ishmit, Sukthit dhe Katundit të Ri.

Bashkia e Durrësit tani do të ketë një vijë bregdetare prej 61.8 km, gjatësi e cila deri tani i njihej qarkut të Durrësit.

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"