DURRËS, 31 gusht 2013 – Bashkia e qytetit dhe shoqata “Durrësi” organizuan veprimtarinë festive “Durrësi, 3010 vjet qytetërim”. Në festën e organizuar në sheshin Liria u nderuan me çmimin “Dyrrah 3010” biznesmeni Ymer Lushakaj, regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi, mjeku Mikel Muka; ekonomisti Kostandin Heba. “Veprimtaria e tyre ndër vite i ka shërbyer përparimit të qytetit dhe njohjes së tij brenda dhe jashtë vendit”, tha në përshëndetjen e tij, drejtori i drejtorisë së kulturës në bashki, Ardian Gurra. Këngëtarët kryeqytetas Makashi, Shahini, Gjoka, Tola, Boka, Gjojdeshi e Camaj; grupi i parodistëve të Vlorës dhe aktorët Muharrem Hoxha, Roland Koça, Gëzim Kruja dhe Rajmonda Marku i dhanë gjallëri festës, që mblodhi qindra shikues në sheshin qendror të qytetit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/