DURRËS, 9 shtator 2013 – Java e dytë e shtatorit nisi si vjeshtë, pas një të dielë ideale për plazh. Retë mbushën qiellin e qytetit bregdetar. Sipas sajtit britanik meteorologjik zoover.co.uk koha e vranët mbi Durrës do të vazhdojë edhe të martën, ndërsa temperaturat më të larta do të vazhdojnë të jenë “verore”, 30-31 gradë, teksa era me forcën 2 do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi. Të mërkurën drejtimi i erës do të jetë nga jugu, kurse temperaturat më të larta do të jenë 31 gradë celsius. Të enjten, ndërsa era do të vazhdojë të fryjë nga jugu, temperaturat më të larta do të fillojnë “dishezën” në 29-26 gradë celsius, priten vetëtima dhe bubullima, pa përjashtuar reshjet e shiut. Një kohë e paqëndrueshme do të vazhdojë edhe të shtunën e të dielën me mundësi reshjesh dhe temperaturat më të larta do të jenë deri në 25 gradë, kurse ato më të ulëta do të zbresin deri në 13 gradë celsius.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





