Rreth 5 mijë persona parashikohet të jetë numri i protestuesve nga Durrësi që do të marrin pjesë sot në protestën e opozitës në Tiranë.

Partia Demokratike e Durrësit ka organizuar nisjen me mjete te transportit urban nga tre pika te ndryshme të qytetit bregdetar.

Por gjithashtu mësohet se pjesa më e madhe e protestuesve do të udhëtojnë drejt Tiranës me automjete private.