Durrësi i jep nesër lamtumirën e fundit regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Gjergj Vlashi.

Homazhet për këtë personalitet të artit do të mbahen ditën e mërkurë, ora 11.00-13.00, në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Homazhet për Mjeshtrin e Madh do të realizohen duke respektuar masat anti-covid të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.

92-vjeçari Gjergj Vlashi mbylli sytë ditën e diel, në shtëpinë e tij në Durrës. Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për artin durrsak dhe më gjerë, pasi pavarësisht moshës së thyer, Vlashi ishte mjaft aktiv dhe pjesëmarrës në shumë nga eventet artistiko-kulturore që zhvillohen në Durrës.