Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ngre gishtin mbi pushtetin qendror për mosgjetjen e një konsensusi politik për zhvillimin e qytetit. Teksa komenton zhvillimet më të fundit politike, realitetin politik social dhe ekonomik në qytetin e Durrësit si dhe çështje të tjera me interes publik, Spahiu thotë se durrsakët nuk janë të përfaqësuar ashtu si e meritojnë në pushtetin qendror, në një kohë që sipas deputetes socialiste marrëdhëniet mes pushteteve në Durrës nuk janë aspak bashkëpunuese. “Përditë e më shumë më forcohet ideja se kjo qeveri nuk e do integrimin evropian, pasi demokracia, zgjedhjet e lira, zgjidhja e çështjes së pronës, drejtësia, arsimi, gjëra që në Europë janë baza e prosperitetit të popujve të saj, për z. Sali janë alergji traumatike e deri ekzistenciale” thotë deputetja socialiste
Cili është komenti juaj në lidhje me raportet mes pushtetit qendrordhe atij lokal në Durrës?
Raportet, jo vetëm aktualisht, por përgjatë gjithë periudhës nga viti 2005 e këtej, mund të përkufizohen si aspak bashkëpunuese, gjë që ka çuar në një ngërç administrative, që për fatin e mirë të durrsakëve është tejkaluar falë përkushtimit të kryetarit të bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako, i cili me gjithë diskriminimin financiar nga ana e pushtetit qendror arriti ta ndryshonte tërësisht qytetin tonë, qytetarët e të cilit ia shpërblyen me një mandat të dytë, pra i dhanë lejen që të vazhdojë punën. Për të thënë të vërteten, kjo situatë nuk ka ndodhur vetëm në Durrës, por në të gjitha njësitë vendore të drejtuara nga socialistët, duke bërë që të frenohet disi zhvillimi në to. Kjo është pikërisht ajo skenë, që nuk do të shfaqet asnjëherë kur në pushtet qendror të jemi ne socialistët.
Si e vlerësoni nivelin e përfaqësimit të qytetarisë dheinteligjencës durrsake në institucionet drejtuese të qytetit?
Qyteti ynë është sa i lashtë, aq edhe me kulturë dhe për këtë njerëzit me formim qytetar e intelektual, nuk i mungojnë. Përfaqësimi në institucionet e tij, mendoj se është dinjitoz me ndonjë përjashtim sepse siç dihet përjashtime ka gjithmonë. Sidoqoftë ka vend për rritjen e cilësisë së përfaqësimit. Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e pranisë së durrsakëve në pushtetin qendror, pra në drejtimin e punëve për gjithë Shqipërinë. Kjo është edhe një prioritet për kryesinë e Partisë Socialiste në Durrës. Besoj që durrsakët e meritojnë.
Sa i dëgjuar është zëri i deputetëve të Durrësit në parlament dhecilat probleme kryesore për qytetin kanë ngritur konkretisht?
Sigurisht në këtë legjislaturë, është dëgjuar më shumë zëri i deputetëve socialist se i atyre demokratë. Kjo ndoshta për faktin se ata vërtetë nuk kanë ç’të thonë, ndërkohë që ne me plot gojën po denoncojmë korrupsionin galopant në të gjitha fushat e jetës shqiptare. Temat për të cilat kanë folur deputetët e Durrësit janë të shumëllojshme dhe mund të përmendim debatet për TEC-in, për portin e peshkimit etj. Sigurisht edhe për çështje që i përkasin edhe gjithë shqiptarëve. Personalisht jam e fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe me reformën në shëndetësi. Për këtë ne kemi denoncuar rritjen e çmimit të barnave, abuzimet me fondet spitalore, mungesën e shtrirjes së mbulimit shëndetësor territorialisht, por edhe numerikisht. Këtë do vazhdojmë ta bëjmë deri sa ta detyrojmë këtë qeveri të largohet.
Është folur shumë për reformën në shëndetësi. Në ç’nivel e shikoni tëaplikuar këtë reformë në spitalin e Durrësit?
Ajo që është trumbetuar me të madhe si reformë ju siguroj që është plotësisht e dështuar. Mund të duket e ekzagjeruar, por po ju them, që sistemi shëndetësor aktual nuk mbulon të gjitha kategoritë e popullatës, nuk mbulon gjithë territorin, duke lënë fshatra të tëra të pambuluara, spitalet rajonalë të veriut, verilindjes e juglindjes nuk kanë personel mjekësor të specializuar, çmimet dhe cilësia e medikamenteve lë për të dëshiruar, pagat e mjekëve dhe infermiereve janë për të qarë hallin dhe të mos harrojmë se janë njerëzit që bëjnë ndoshta punën më të rëndësishme, sorollatjet e pacientëve janë të pafund dhe rimbursimi i medikamenteve është nga më qesharakët në botë. Lista e problemeve ju siguroj që nuk mbaron këtu. Nëse një reformë mund ta quajmë të suksesshme apo jo, do bazohemi në produktin e saj dhe pamja që unë përshkrova më lart është produkti i dhimbshëm i saj. Sa për spitalin e Durrësit mund të them se nuk mund t’i shpëtonte “reformës”.
Durrësit nuk i mungojnë njerëzit me formim qytetar e intelektual. Përfaqësimi në institucionet e tij, mendoj se është dinjitoz me ndonjë përjashtim. Sidoqoftë ka vend për rritjen e cilësisë së përfaqësimit. Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e pranisë së durrsakëve në pushtetin qendror, pra në drejtimin e punëve për gjithë Shqipërinë. Kjo është edhe një prioritet për kryesinë e Partisë Socialiste në Durrës. Besoj që durrsakët e meritojnë
Si një pinjolle e një familjeje qytetare durrsake, cili është mendimijuaj në lidhje me atë që ka ndodhur me arkeologjinë e këtij qyteti. Sa mund të ndikoni ju si deputetë të Durrësit për zgjidhjen e problemit të nxjerrjes së plotë në dritë të amfiteatrit të Durrësit?
Ashtu si Koloseu është simboli i Romës, ashtu edhe amfiteatri është simboli i qytetit tonë i cili është pak a shumë moshatar me Romën. Unë mund t’ju them se vazhdimisht në bisedat me socialistët, por edhe me kryetarin e bashkisë e kemi diskutuar gjatë këtë problem dhe jemi të gjithë të mendimit se duhet zhvarrosur urgjentisht simboli i Durrësit, kjo mrekulli që më shumë se me arkeologjinë ka lidhje me identitetin tonë qytetar. Realizimi i kësaj është peng i atij bashkëpunimit për të cilin ju pyetet më lart. Me zhbllokimin e këtij ngerçi do të marrë zgjidhje edhe rilindja e amfiteatrit dhe kjo arrihet me ardhjen e socialistëve në pushtet nga njëra anë dhe largimin e qeverisë më të papërgjegjshme në historinë e këtij vendi nga ana tjetër.
Ka pasur një axhendë të ngarkuar këto ditë për degën e PS-së sëDurrësit, në takime ku ka asistuar dhe z. Rama. Cila ka qenë përmbajtja e këtyre takimeve që janë zhvilluar pa prezencën e medias?
Është e vërtetë që Partia Socialiste ka nisur tashme rrugëtimin e saj drejt asaj që ne në programin tonë e kemi quajtur Rilindje Shqiptare. Kjo konsiston në takime me shqiptarët, për sqarimin e programit dhe përmirësimit të tij, ose më mirë, të pasurimit të tij me ide të reja. Një element tjetër i rëndësishëm është shtimi i rrathëve tona me të rinj e të reja dhe jo vetëm në moshë sigurisht. Për këtë para tre ditësh në pallatin e kulturës pati një anëtarësim masiv, spektakolar dhe shumë emocionues të 300 të rinjve e të rejave nga qyteti i Durrësit, gjë që na përforcoi idenë se jemi në rrugë të mbarë dhe na mbushi me optimizëm për ta çuar deri në fund atë.
Sa funksionale e shikoni degën e PS-së së Durrësit, në kushtet kurtë duket se kjo degë më tepër drejtohet nga kryetari i bashkisë z. Dako se sa nga drejtuesit aktualë të degës së PS?
Ai që nuk bërtet duket nganjëherë se nuk punon, por ju siguroj që nuk ka të bëjë me rastin në fjalë. Kryetari i PS së Durrësit është njeri shumë i kulturuar, qytetar i toneve të ulëta dhe gëzon respektin e të gjithë socialistëve. Me punën e tij të përditshme ka arritur rezultate të mira të cilat pritet të jenë edhe më të mira në zgjedhjet e ardhshme. Sa për Vangjush Dakon, po ju informoj nëse nuk e dini, që është anëtar i kryesisë së përgjithshme të Partisë Socialiste. Kjo do të thotë që ajo që deri dje ka qenë mbështetje e pakufi për partinë, sot është detyrë. Prandaj mos u çuditni me praninë e kryetarit të bashkisë në punët e partisë.
Cili është gjykimi juaj në lidhje me mos gjetjen e konsensusit memaxhorancën për reformën zgjedhore?
Kjo pyetje është një zgjatim logjik i pyetjes së parë. Mungesa e dëshirës për bashkëpunim nga ana e qeverisë është edhe shkaktari i mos gjetjes së konsensusit. Mua përditë e më shumë më forcohet ideja se kjo qeveri nuk e do integrimin evropian, pasi demokracia, zgjedhjet e lira, zgjidhja e çështjes së pronës, drejtësia, arsimi, gjëra që në Europë janë baza e prosperitetit të popujve të saj, për z. Sali janë alergji traumatike e deri ekzistenciale. Kjo është një nga arsyet e angazhimit tim politik, të shërojmë Shqipërinë nga lëngata njëzetvjeçare ose, e thënë më saktë, nga lëngata shekullore. Ndryshimi që do të sjellim ne, socialistët, nuk është thjesht ndryshimi i një qeverie me një tjetër, por ndryshimi i një epoke me një tjetër.