Pas reshjeve të shumta të rëna gjatë orëve të para të ditës, që sollën problematika në disa zona të Durrësit, përfshirë edhe godinat arsimore, ka reaguar kryebashkiakja Emiriana Sako.

Në postimin e saj, ajo thekson se të gjitha ndërmarrjet kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren, në shërbim të ankesave të qytetarëve, duke punuar për të zgjidhur situatat e krijuara.

Sipas saj, situata është stabilizuar, por ende ka nyje problematike në lagjen nr. 17, në rrugën pranë IEVP-së, si dhe në disa skolina dytësore në zonën e Durrësit të Ri.

Kryebashkiakja shtoi se gjatë pasdites ekipet bashkiake do të jenë sërish në terren, duke ndjekur nga afër problematikat.

Postimi i plotë:

Një ditë me 🌧️rreshje të shumta gjatë orëve të para të ditës, që ka sjellë problematika në zona të ndryshme të qytetit por dhe në godinat arsimore.

✅Gjithë ndërmarjret kanë qenë në shërbim të ankesave të banorëve duke bërë maksimumin për ti shërbyer gjatë ditës së sotme.

Situata është stabilizuar por ende ka nyje problematike në lagjen 17 , rruga pranë IEVP si dhe skolinat dytësore në 📍zonën e Durresit të Ri.

➡️Gjatë pasdites në këto zona me ndërmarrjet tona duke ndjekur problematikat në vend.