DURRËS, 27 qershor 2013 – Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, qyteti bregdetar i Durrësit i është rikthyer normalitetit.

Qindra qytetarë kanë preferuar të pushojnë në bregdetin e Durrësit, ndërsa pjesa tjetër i është rikthyer punëve të përditshme.

Pushuesit që kanë nisur frekuenetimin masiv të bregdetit janë të kënaqur me atë çfarë gjejnë në plazhin publik.

Zhurma e zgjedhjeve është lënë pas, ndërkohë që çdo kush mundohet të kalojë një ditë relaksi, larg rutinës së përditshme.

Ndryshe nga ditët e kaluara, plazhi publik në këtë fund qershori të ofron kushte më të përshtatshme higjeno-sanitare.

E gjithë vija bregdetare është pastruar nga leshterikët, ndërkohë që nga ana e ndërmarrjes së Komunales në plazh, punohet vazhdimisht për heqjen e mbetjeve urbane që hidhen nga pushuesit, e cila edhe pse në kohë zgjedhjes nuk e ka ndaluar për asnjë moment punën.

Krahas qytetarëve durrsakë, të shumtë janë vizitorët e ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit ashtu sikurse nga Kosova e Maqedonia, të cilët kanë planifikuar pushimet verore.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/