Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Aleksandër Cangonja, përmes një postimi në rrjete sociale hedh dritë mbi historinë e çezmave publike të Durrësit, përgjatë shekullit të kaluar e deri në ditët tona.
Duke iu referuar autorit Aristidh Mima, Cangonja rendit 14 çezmat publike që qyteti bregdetar kishte deri në vitin 1938, e nga të cilat vetëm një e tillë i ka mbijetuar kohës.
Postimi i Aleksandër Cangonjës:
Çezmat publike në Durrës
Kjo në foto është çezma e vetme publike në dijeninë time, që i ka ngelur qytetit dhe që ndodhet në të ashtuquajturën “lagja e re” e cila u ruajt me fanatizëm nga banorët e mrekullueshëm Durrsakë të asaj lagje.
Sa për histori Durrësi në vitin 1938 kishte plot 14 çezma publike të cilat i shërbenin nevojave të ndryshme qytetarëve Durrsakë por edhe vizitorëve të ndryshëm që vinin në Durrës. Bashkia e asaj kohe numëronte rreth 10000 deri në 15000 banorë ndërsa sot vetëm 6 njësite e qytetetit që përbëjnë bashkinë e vjetër Durrës numërojnë rreth 200000 banorë pa përfshirë ish komunat të cilat ju bashkuan bashkisë së re të Durrësit mbas reformës administrative.
Sipas Durrsakut Aristidh Mima i cili ka të botuar dhe një libër me titullin “Durrësi deri në vitin 1938” deklaron që në vitin 1938 Durrêsi kishte 14 çezma publike dhe ato ishin:
1) Çezma e kishës
2) Çezma e stanit (lagja e re)
3) Çezma e Korrikut
4) 3 çezmat
5) Çezma e stanit sipër
6) Çezma e kazanave
7) Çezma e Tod Trungut
8) Çezma e kishës së Shën Spiridhonit
9) Çezma para bashkisë
10) Çezma brenda kasaphanës
11) Çezma e kodrës Mojsiut
12) Çezma karshi shtëpisë së Tofik Myftarit
13) Çezma e Rroçit
14) Çezma e merkatos së vjetër





