Durrësi dhe Korça, dy nga qarqet më të dëmtuara nga tërmetet e muajve të fundit në vend, vazhdojnë të regjistrojnë lëkundje sizmike.
Tërmeti i fundit në vend është ai i orës 15.13, me epiqendër në fshatin Radë të Durrësit dhe me magnitudë 3 ballë.
Ndërkohë, po sot, në Korçë janë regjistruar 3 lëkundje, ku më e forta ka qenë ajo me magnitudë 3,1 ballë, e regjistruar në orën 06.29 të mëngjesit.
Më shumë se 1000 shtëpi u dëmtuan në Durrës nga lëkundja e fortë 5.8 ballë e datës 21 shtator, ndërsa në Korçë shumë shtëpi u shpallën të pabanueshme pas tërmetit të fuqishëm të muajit qershor.





