Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës për të bërë mbylljen e fushatës elektorale.
Për qytetin bregdetar, qytetarëve të të cilit u kërkon votën për kandidaten Emiriana Sako, Rama tha se “është lokomotiva e transformimit ekonomik jo të bashkisë, por të Republikës së Shqipërisë”.
Duke përmendur investimet dhe projektet e planifikuara, Rama tregoi se rradhën e ka amfiteatri, duke iu referuar planit për zgjerimin e tij.





