*Socialistët e Durrësit prisnin lirimin e 13 drejtorive të zëna nga LSi-a!
Largimi i drejtorëve të LSI-së në Durrës nga institucionet që drejtuan në bazë të marrëveshjes së qeverisë “Rama 1”, ishte e pritshme.
Por largimi i drejtuesve të LSI-së, shtoi konkurrencën brenda drejtuesve politike të PS-së së Durrësit, që tortën e pushtetit kërkuan ta ndajnë e menaxhojnë vetë, sipas kontributit që kanë dhënë në parti.
PS-së në Durrës nuk i mungojnë figurat drejtuese të saj, ata të cilët në çdo zonë të qytetit kanë thyer të gjitha bastionet e PD-së apo të LSI-së duke korrur për herë të parë frytet e punës me dërgimin e 8 deputetëve socialistë në kuvend, që prej zgjedhjeve të para pluraliste të mbajtura në vend.
Në Qarkun e Durrësit, LSI drejtonte 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vasip Habili drejtori i Bujqësisë, Altin Myrto drejtori i AKU-së në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI-t në Durrës.
Por ndërsa socialistët e Durrësit janë gati të marrin në dorë frerët e institucioneve publike në Durrës, të deleguarit nga Tirana po bëjnë kërdinë.
Pa asnjë kontibut e pothuajse të panjohur në qytetin e Durrësit dy prurje të reja po drejtojnë sot dy prej ndërrmarrjeve që kanë impakt të drjtpërdrejtë në popullatë .
Pas dorëheqjes për motivacion politik të drejtorit të AKU-së, Altin Murto, vendin e tij prej disa javësh e ka zënë Sefer Sefa. Sefer Sefa është pothuajse i panjohur për socialistët në Durrës.
Pa asnjë kontribut në parti dhe pa asnjë angazhim është edhe drejtori i komanaduar i Drejtorisë së Shërbimit të Transporit Rrugor Arben Thanasi. Socialistët e Durrësit ngrejnë supet sepse askush nuk i njeh.
“DurrësLajm” u interesua më shumë dhe zbuloi se zoti Sefer Sefa është nga Kamza me origjinë nga Kukësi. Ka punuar më herët në Drejtorinë e përgjithshme të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit. Është komanduar në Durrës deri në emërimin përfundimtar të drejtorit të ri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me drejtorin e Shërbimit të Transportit Rrugor dega Durrës. Këtë pozicion e ka mbajtur Daut Naço.
PS deri tani ka emëruar në krye të Autoriteti Portual Artjan Qiricin, pas largimit të Aleksandër Lipivanit.
K.H.





