Një qendër e re shëndetësore pritet t’i shtohet qytetit të Durrësit.
Ajo po ndërtohet në Spitallë dhe do t’i shërbejë rreth 23 mijë banorëve të zonës.
Pamjet i ka ndarë në një postim në “Facebook” kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila ka shkruar se në mjediset e saj bashkëkohore do të punojë një staf i përbërë nga 6 mjekë dhe 17 infermierë.
Postimi i plotë:
🏥👩⚕️🧑⚕️ Një tjetër qendër e re shëndetësore i shtohet qytetit.
Janë në prag të përfundimit punimet për qendrën shëndetësore të 📍 zonës së Spitallës, e ndërtuar tërësisht e re nga bashkia e Durrësit.
Kjo qendër do ti shërbejë rreth 2️⃣3️⃣ mijë banorëve të zonës dhe në mjediset e saj bashkëkohore do të punojë një staf i përbërë nga 6 mjekë dhe 17 infermierë.
Është në fokus të punës sonë përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. ✅





