Shumë rrugë kryesore të Durrësit kanë tashmë një sistem ndriçimi modern dhe puna vazhdon edhe në akse të tjera.
Kështu shkruan kryebashkiakja Emiriana Sako, teksa njofton se aktualisht po punohet për ndriçimin e 11 rrugëve në zonën e Durrësit të Ri:
“Ndriçimi me teknologji LED kursen energjinë dhe ndryshon imazhin e zonës. Puna për ndriçimin do të vijojë edhe në rrugë të tjera të qytetit për të rritur sigurinë e lëvizjeve të qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin Durrësin si vendin e tyre të pushimeve”, thekson Sako në një postim në rrjetet sociale.
Rrugët ku po punohet:
“Rinia Durrsake”
“Doktor Lluka Dhimitri”
“Polumbari”
“Petro Nini Luarasi”
“Drenica”
“Nikolin Xhoja”
“Ardenica”
“Bisht Kamza”
“Tasim Këlliçi”
“Juba”