Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për vendndodhjet e Trashëgimisë Kulturore të qytetit bregdetar.
Pas shkrimit kritik të Mustaqit, që i bënte apel ministres Elva Margariti të ndreqë këtë gafë, madje edhe të ndëshkojë vartësit dhe të kërkojë ndjesë publike, ka reaguar edhe restauruesi i shquar, me famë ndërkombëtare, profesori Frederik Stamati.
Stamati, që e njeh Durrësin më mirë se kushdo, pasi ka rimëkëmbur thesare të tij, ka komentuar në postimin e Mustaqit duke i kujtuar Ministrisë se “Durrësi meriton shumë, shumë.”
“Durrësi meriton shumë, shumë. Boll amfiteatri, që është me vlera botërore” – shkruan Stamati në komentin e tij.