Zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit dhe sot janë ndezur dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjes në Durrës.

Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete për të vegjlit, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të festave në qytet.

Sheshi kryesor u mbush me qytetarë të të gjitha moshave, të cilët përjetuan fillimin e magjisë së festave mes muzikës, dekorimeve shumëngjyrëshe dhe gëzimit të përbashkët.