DURRËS, 15 gusht 2014 –  Një fotograf sllovak i dashuruar me Durrësin dhe Shqipërinë.

“Shqipëria, buzë detit Adriatik, është yll në ngjitje në turizmin e Ballkanit”,shkruan blogeri nga Praga Tomash Kubush (Tomáš Kubuš, në foton kryesore).

“Vend i bukur që po lufton me një reputacion të keq, paragjykime, por Shqipëria është një nga surprizat më të këndshme të Ballkanit”, shkruan gazetari Kubush.

“Shqipëria është një vend i bukur; më i bukuri që unë kam parë gjatë udhëtimeve të ndryshme në Ballkanit mbushur me xhevahire historike apo biznese dhe kuzhinë të shkëlqyer”, shkruan blogeri.

Udhëtimin e tij të e ka pasqyruar në 52 foto, në qytete të ndryshme.

Nga Durrësi bregdetar ka përzgjedhur 5 foto.

Kështu nga trashëgimia e lashtë e Durrësit ka 4 foto: një pamje të përgjithshme dhe një nga mozaiku i amfiteatrit, një që të çon atje, një nga forumi bizantin.

Gazetarin nga Praga e ka robëruar edhe trotuari i bulevardit kryesor, nën ish-maternitetin e vjetër, që duket aq piktoresk.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/