Ndërsa Durrësi dhe e gjithë Shqipëria janë në karantinë deri në orën 05.00 të së hënës dhe autoritetet bëjnë apel për të qëndruar në shtëpi dhe mbajtur higjienë maksimale, në terren situata nuk është aspak e mirë.
Një video që ka mbërritur në redaksinë e DurrësLajm dëshmon ndotjen ambientale tek Përroi i Agait.
Ujërat e zeza derdhen në det, ndërsa rreth e qark bie në sy akumulimi i mbetjeve urbane.
Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment…





