Për shumë që punojnë në administratën shtetërore, fundjava nisi më herët, për shkak se 8 dhjetori, dita e rinisë, është festë zyrtare në vendin tonë.

Nisur nga moti me diell, por me temperatura të ulta, shumë preferuan të shfrytëzonin paraditen e kësaj të premte për të bërë një xhiro nga shëtitorja “Taulantia” apo qendra e Durrësit.

Të favorizuar nga dielli, ndonëse termometri në vlerën minimale shënon 5 gradë, vendas e vizitorë e kanë kaluar këtë prag fundjave me njerëzit e dashur, duke u relaksuar pranë detit, apo edhe në baret e restorantet e qytetit bregdetar.

Kjo është një video e shkurtër e një dite pushimi në qytetin bregdetar, që “gjallon” në çdo kohë.