Qyteti bregdetar i Durrësit do të jetë ndalesa e sotme e kreut të PD, Sali Berisha.

Kryedemokrati do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19.00, një takim me intelektualë, profesionistë dhe të rinj të qytetit.

Hedhja për diskutim publik e Planit të Menaxhimit të Integruar të zonës arkeologjike A & B të qytetit, të hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim është pritur me reagime të shumta nga qytetarët dhe specialistët e fushës.

Kjo çështje pritet të jetë në fokusin e takimit të sotëm të kryedemokratit Berisha, por njëkohësisht edhe projekte të tjera të prezantuara nga qeveria Rama si ai i portit turistik, portit të mallrave në Porto Romano etj.