Prefektura e Qarkut Durrës, njofton se ndodhet në zonën me shkallë të lartë risku për rënien e zjarreve.

Për parandalimin dhe përballimin me efektivitet të saj, në një postim në rrjetet sociale informon se:

-Shtabet e Emergjencave Civile në qark janë në gadishmëri të plotë për gjatë gjithë kohës;

-Kapacitetet njerëzore dhe teknike në nivel qarku janë në gadishmëri të plotë për të ndjekur me përgjegjshmëri të plotë dhe seriozitet çdo lloj situate të mundshme emergjente.

“Bashkëpunimi juaj me Institucionet do të bëjë të mundur garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit.,”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Të nderuar banorë të Prefekturës së Qarkut Durrës,Në zbatim të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, nisur nga situata e parashikuar e motit, me qëllim marrjen e masave parandaluese për gjendjen e pritshme emergjente që mund të krijohet, si dhe përballimin me efektivitet të saj, u njoftoj se Prefektura e Qarkut Durrës ndodhet në zonën me shkallë të lartë risku për rënien e zjarreve.

●Shtabet e Emergjencave Civile në qark janë në gadishmëri të plotë për gjatë gjithë kohës;

●Kapacitetet njerëzore dhe teknike në nivel qarku janë në gadishmëri të plotë për të ndjekur me përgjegjshmëri të plotë dhe seriozitet çdo lloj situate të mundshme emergjente.

Nisur nga këto kushte, kërkoj nga ana juaj bashkëpunimin me Institucionet, rritjen e vigjilencës, si dhe kujdesin tuaj maksimal.

Bashkëpunimi juaj me Institucionet do të bëjë të mundur garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.