Durrësi sot është më i heshtur se kurrë më parë si pasojë e masave të rrepta të qeverisë kundër përphapjes së koronavirusit.
Qytetarët kanë zbatur rregullat e izolimit të vendosura nga autoritetet, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi.
Në rrugët e qytetit bregdetar nuk mund të dalloje asnjë lëvizje të banorëve të Durrësit, siç duket në fotot e kapura nga lart që “DurrësLajm” publikon.
Të vetmet automjete që lëvizin janë ato të Policisë Ushtarake dhe Forcat Tokësore me mjetet e blinduara “HUMVEE”, të cilat edhe sot vahdojnë patrullimin në qytet, në mbështetje të policisë për disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.
Kyeministri Edi Rama paralajmëroi që të premten që lam pas se sot do të kishte izolim të total të njerëzve dhe mbylljen e gjithçkaje, duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunë, deri të hënën në orën 05:00.





