Ndizen dritat e pemës së festave të fundvitit në sheshin “Liria”.

Prej disa netësh, Durrësi ka veshur petkun festiv në pjesë të ndryshme, me dritat dhe zbukurimet e vendosura duke krijuar atmosferë festive në këtë periudhë të vështirë të krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.

Të gjithë ne qytetarët e Durrësit kaluam një vit mjaft të vështirë si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Por me këtë atmosferë festive që kemi krijuar në qytet duam të japim mesazhin se jeta është më e fortë se gjithçka, se Durrësi nuk rrëzohet kurrë, se ringritja e qytetit ka filluar vrullshëm, se Durrësi do të jetë më i bukur dhe më i fortë se më parë.

Gëzuar Festat”, shkruhet në postimin e Bashkisë.