Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Turizmit dhe e Mjedisit lëshon një deklaratë që po bën xhiron e radhës.

Gazetari e pyeti Çuçin në lidhje me zbukurimet që po vendosen në qytetin e Durrësit pas kësaj tragjedie natyrore, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe lot e dhimbje pafund në dhjetra familje.

Ai e pyeti nëse është momenti i duhur për vendosjen e zbukurimeve dhe sipas zv/ministres kjo është diçka normale, dhe aspak e jashtëzakonshme, pasi kjo gjë ndodh në çdo qytet të botës.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.