DURRËS, 21 korrik 2014 –  Durrësi konsiderohet një 10 plazhet më të frekuentuara në Evropë.

Më 21 korrik 2014, agregatori on-line dhe blogu amerikan The Huffington Post ka botuar një klasifikim të plazheve më të mbingarkuara me pushues të Evropës, ku në vendin e shtatë renditet “kryeqyteti” turistik i Shqipërisë, ai i Durrësit.

Është interesante se përmenden vende të turizmit të diellit dhe ujit të tillë që nuk njihen nga klientela shqiptare si Sheveningen (Scheveningen), Holandë apo

Biskarros (Biscarrosse), Francë.

Nga kjo renditje del se vendet më të parapëlqyera për t’u larë në det janë Spanja me 4 plazhe më të tejmbushura si Gros në San Sebastian, Magaluf në Majorka, Benirrás në Ibiza dhe Samil.

Po ashtu dhe Anglia ka tre pika nga më të populluara me turistë si Uejmeth (Weymouth), Brajton (Brighton) dhe Bornmeth (Bournemouth).

Renditja

1. Scheveningen, Holandë

2. Biscarrosse, Francë

3. Gros në San Sebastian, Spanjë

4. Weymouth, Angli

5. Brighton, Angli

6. Magaluf në Majorka, Spanjë

7. Durrës, Shqipëri

8. Benirrás në Ibiza, Spanjë

9. Bournemouth, Angli

10. Samil, Spanjë

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/