“Durrësi noton nën ujë.”
Kështu shkruan në Facebook Aishe Mullici Gashi, një nga 3 koordinatoret e LDG Durrës teksa publikon disa video ku duket se rruga kryesore e lagjes nr.1 të qytetit është përmbytur për shkak të rreshjeve të shiut.
Demokratja thotë se në Durrës çdo punë që bëhet sjell më shumë dëme se të mira për qytetarët ndaj më 25 prill duhet t’i jepet fund keq qeverisjes.
“Durresi noton nen uje.
Oslo – Vollga
Ne Durres cdo pune qe behet sjell me shume deme se te mira qytetareve.
Shkaterrohen trotuaret dhe bllokohen pusetat dhe pasojat te cojne ne permbytje me 20min shi .
25 Prilli duhet ti jape fund keq qeverisjes dhe keq menaxhimit te vendit.”, shkruan ajo krahas videove.





