Oerd Bylykbashi komenton situatën që ndodh në Durrës pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Me anë të një statusi në “Facebook”, demokrati teksa publikon këto pamje nga rrugët e përmbytura një ditë më parë dhe me zërin e Ramës në sfond, shkruan se ajo që mbetet është lumi i baltës që mbulon prej vitesh rrugët e Durrësit sa here bie shi, teksa ngre akuza se gjithçka shkaktohet nga keqqeverisja e vendit prej PS-së dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Durrsakët do t’i ‎kujtojnë me neveri “punën” dhe “veprat” e Partisë Socialiste në 20 vite qeverisje të qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri më sot. Më 25 prill 2021 durrsakët do t’i bëjnë “respektet” e fundit me votë kryehajdutit që qeveris vendin dhe bandës së tij që grabit Durrësin”, shkruan ndër të tjera Oerd Bylykbashki.

Statusi i plotë:

Durresi nuk do ta harroje barbarine!

Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.