Cirkun propagandistik të radhës së kryeministrit në largim e quan kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, vizitën e Ramës në qytetin bregdetar.

Sipas Kuçit, Rama gënjeu kur tha se do të ndërtohen 12 pallate në qytet dhe të tjera në lagjen e re në Spitallë.

Sipas saj, në harkun kohor të një viti janë ndërtuar Zero pallate në Durrës.

Postimi i plotë:

Kryeministri në largim erdhi sërish në Durrës për xhirimin dhe cirkun propagandistik të radhës.

Gënjeu sërish me premtimin se do ndërtohen 12 pallate në qytet dhe të tjera në lagjen e re të Spitallës ndërkohë që ZERO ZERO ZERO pallate të ndërtuara në Durrës prej mëse 1 viti dhe ZERO punë në lagjen e re të premtuar në Spitallë.

Përmendi financimin e qeverisë të Emirateve të Bashkuara të marra para dy javësh dhe nuk jep asnjë shpjegim se ku i çoi 1.15 miliardë Eurot që mori borxh për rindërtimin përpara një viti.

Durrësi nuk e beson më këtë gaztor dhe gënjeshtar që bën cirk dhe propagandë me fatkeqësinë e banorëve të Durrësit të cilët vazhdojnë të jetojnë në çadra dhe kontenierë.

Më 25 prill Durrësi do e shporrë përgjithmonë këtë të ligë të madhe për vendin dhe do jetë dita e nisjes së RINDËRTIMIT TË VËRTETĒ të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë

Kryeministri në largim erdhi sërish në Durrës për xhrimin dhe cirkun propagandistik të radhës. Gënjeu sërish me…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Saturday, December 12, 2020