Këtë të mërkurë, qytetarët e Durrësit do të kenë sërish ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Për shkak të disa punimeve që OSHEE po kryen në Fushë Kuqe dhe në zona të tjera të vendit, është detyruar që të stakojë energjinë në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe, nga ku furnizohet edhe Durrësi me ujë.

Si rrjedhojë, durrsakët sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Njoftimi i UKD-së:

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se sot në dt 29.3.2017 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08.00 deri në orën 16.00. Shkak për këtë ndërprerje të furnizimit me ujë është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe nga ana e OSHEE-së për shkak të punimeve që do të kryejë kjo e fundit.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.