·        Viti 2013, rreth 150 ha mbjellje të reja si qark: 32 000 ullinj, 16 2000 pemë frutore, 9 000 agrume, 32 000 rrënjë vreshta

DURRËS, 21 qershor 2013 – Në qarkun e Durrësit me subvencione shtetërore në vitet 2007-2013 janë mbjellë 720 ha me ullinj, pemë frutore, vreshta, agrume, bimë mjekësore, deklaron kreu i drejtorisë rajonale të bujqësisë së Durrësit, Jonuz Tafili.

Ndërkohë, po sipas Tafilit, për vitin 2013 ka gati 150 ha mbjellje të reja si qark (32 000 rrënjë ullinj, 16 2000 rrënjë pemë frutore, 9 000 rrënjë agrume, 32 000 rrënjë vreshta).

Në “garën” mes njësive administrative të qarkut të Durrësit për mbjelljet e ullinjve në vitin 2013 spikasin komunat e Gjepales me 8 200 rrënjë, të Ishmit dhe Xhafzotajt me nga 4 000 rrënjë secila, Maminasit me 3 000 rrënjë etj.

Për pemët frutore kryesojnë bashkia e Sukthit me 14 2000 rrënjë, komuna e Katundit të Ri me 6 000 rrënjë, që kryeson dhe për agrumet me 5 000 rrënjë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/