Sërish lajme të mira vijnë nga qyteti i Durrësit, ku për të dytën ditë me radhë, nuk ka pasur asnjë rast të ri infektimi me Covid-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, pas testeve të kryera nuk ka rezultuar pozitiv asnjë qytetar.
Numri i të infektuarve me Covid-19 në vend ka ardhur duke u shtuar, ku deri më tani ka pasur zyrtarisht 1995 raste pozitive, nga të cilat janë shëruar 1159 prej tyre, ndërsa janë regjistruar 45 viktima në rang vendi.





