Era e fortë ka përfshirë gjirin e Durrësit dhe bregdetin Adriatik rreth mesditës.

Mëngjesi ka qenë i qetë, por rreth mesditës ka mbërritur një stuhi ere që sipas të dhënave nga Kapitaneria e Durrësit, si fillim ka qenë me drejtim nga jug-lindja, e më pas veri-perëndim e veri-lindje.

Sipas të njëjtave burime, valëzimi në det të hapur ka shkuar në 5- 6 ballë, teksa pritet që të arrijë në 7 ballë.

Sipas meteorologëve, dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shirash në zona kryesisht malore, teksa temperaturat kanë pësuar një ulje të lehtë.

Pamjet më poshtë nga shëtitorja “Taulantia” si dhe drejtimi i erës së fuqishme.