Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, sot Durrësi është përfshirë nga era e fortë.
Burime nga Kapitaneria e portit të Durrësit, konfirmojnë për “DurrësLajm”, se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës meteorologjike pasi priten ndryshime nga ora në orë.
Aktualisht, era e fortë është duke fryrë në drejtimin jug-perëndim, ndërsa në orët në vazhdim pritet të ndryshojë në drejtimin veri-perëndim dhe veri-lindje.
Kapitaneria do të vendosë në orët në vazhdim përsa i përket udhëtimit me target pasi deri në orën 15:00, nuk ka ende asnjë njoftim për vonesa ose pezullim të nisjes nga porti i Durrësit apo nga porti i Barit.
Mësohet se flota e peshkimit është e gjitha e ankoruar në kalatë deri në përmirësimin e motit.





