Pasditen e sotme qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shoqëruar me stuhi dhe rrufe.
Reshjet kanë prishur ditën për pushuesit, të cilët kishin dalë xhiro në shëtitoren bregdetare.
Sinoptikanët paralajmëruan sot seTirana, Durrësi, Kruja si edhe jugu i vendit do të përfshiheshin nga reshje të dendura shiu duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme deri në orët e para të mbrëmjes. Kushtet e motit priten të përmirësohen në fundjavë.





