20 maj 2015 – Pas orës 2 të mëngjesit te 20 majit 2015, lagje të tëra të Durrësit u zhytën në errësirë. Pati ndërprerje të energjisë elektrike në lagjen 18 dhe 17, në disa zona të Plazhit (lagjja 13), në Porto Romano si edhe në disa rrugë të Shkozetit (lagja 14).
Punonjësit e elektrikut punuan gjatë gjithë orëve të mëngjesit për të rikthyer energjinë elektrike, duke filluar nga linjat që furnizojnë hidrovorët e Porto Romanos e në vazhdim.
Rreth orës 8 të mëngjesit furnizimi me energji elektrike u normalizua në shumicën e zonave, që përjetuan “black out” të pjesshëm.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





