Kreybashkiakja e Durrësit Emiriana Sako së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar në Gjermani, marrin pjesë sot në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN.
Në këtë panair po prezantohet Shqipëria turistike dhe vlerat tona kombëtare.
Sako, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se në këtë event mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar prezantohet gjithashtu Durrësi, vlerat e rralla historike, trashëgimia e pasur kulturore si dhe potenciali turistik i jashtëzakonshëm i qytetit tonë që është destinacioni më i preferuar për vizitorët që vijnë në Shqipëri.
Videoja e prezantimit të Durrësit, me pamje fantastike, është kjo më poshtë: