”DurrësLajm” po sjell disa pamje të shkrepura gjatë protestës kombëtare të opozitës të thirrur përpara kryeministrisë.
Sikundër duket nga fotot e siguruara, pas pankartës “Durrësi proteston” qëndrojnë qindra qytetarë simpatizantë të PD, por dhe drejtues e përfaqësues të kësaj partie politike në qarkun e Durrësit.
Më herët, burime nga dega lokale e Rithemelimit në qytetin bregdetar thanë për “DurrësLajm” se janë rreth 1500 demokratë durrsakë që do t’i bashkohen protestës, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit me automjete private, pasi nuk pati nisje të organizuara.