BUJAR QESJA
Mësova atë që nuk dija, apo e dija në pamjaftueshmëri. Durrësi, është i vetmi qytet në Shqipëri, që rrihet nga tri erëra. Është perendimi, jugu, veriu apo maistra. Durrësi është i përjashtuar, nga goditje të tilla të pazakonta nxehtësie.
83 vjeçari Fatos Hyka, pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në det, erdhi tek unë shumë i shqetësuar. Biseda nisi tek problematika numër një e ditës, temperaturat e larta, përvëluese dhe gati të padurueshme.
– Të paktën kjo në rastin e Durrësit, mund të evitohej dhe aboslutisht që mund të ishte në këto përmasa.
Kështu nisi të shpjegoj, këtë dukuri të pazakontë të ditës, detari me përvojë Fatos Hyka. Dhe më tej Hyka komenton.
– Durrësi është me fat se goditet nga tri erëra. Dhe këto ndikojnë në klimën e qytetit. Maistra nuk mund të komandoj gjatë, sepse e amortizojnë erërat e ngrohta të jugut dhe perendimit. Po kështu edhe erërat e jugut, thyhen nga goditjet veriore.
Dhe Hyka jo pa merak, nget më tej problematikat. Ndërtimet pa kriter në zonën e Spitallës, kanë zbutur fuqinë veriore të erërave, që mund të influenconin në zbutjen e kësaj nxehtësie. Po kështu ndërtimet e banesave me shumë kate dhe duke mos llogaritur koridoret ajrore, janë të tjera mangësi që e majisin problemin.
Në fakt në popull qarkullon prej kohësh sentenca, që” prishja e motit në Durrës vetëm tri ditë zgjat”. Problematikat që krijohen nga kjo, i sfumon vetë natyra pikërisht nga raportet të cilat krijohen nga vërshimi i tri erërave.
Mungesa e maleve, qoftë edhe e gjysëm kodrave, i jep liri dominimit të rrymave ngado që i kanë ngarkesat. Kështu, sipas Fatos Hykës, nga të mirnjohurit detarë në Durrës, kjo nxehtësi e jashtëzakonshme në këtë qytet tonin, është krijuar edhe nga moskujdesja e jonë.
Dhe dëmet këtu janë të pariparueshme.
Këto mësova në këtë ditë korriku, gjëra që nuk i dija, apo pak të dëgjuara nga një durrsak dhe detar i vjetër.
Dhe ky është Fatos Hyka.
Bujar Qesja
Durrës: 19 korrik 2024
Në pamje, detari dhe durrsaku i vjetër Fatos Hyka