Koordinatori i Partisë Demokratike në Durrës, Petro Vokopola denoncon përmes një statusi në Facebook shkatërrimin mjedisor të kryer në Durrës.
Duke bërë një krahasim mes fotove të Google që paraqesin si duken nga lartësia Durrësi, Tivari, Shkupi dhe Sofia, Vokopola shkruan: “Edhe nje nga gjerat me vandale qe i kan ber vendit tone viteve te fundit ka qene dhe shkaterrimi mjedisor. Kesaj babezie nuk i ka shpetuar as Durresi, ndoshta eshte qyteti me i goditur, ku motor sharrat dhe sopatat nuk paten piken e meshires. U shkaterruan pishat shume vjecare duke u zevendesuar pjeserisht me palma te cilat nuk kryejne asnje lloj funksioni. Nder te fundit qe vuri dore mbi keto pisha si per ironi te fatit, ishte dhe nje Minister Mjedisi!”.
Ndërsa në fotot e 3 qyteteve të tjera të rajonit (Tivar, Shkup, Sofie) duken qartë nga lartësia njollat e gjelbërta që korrespondojnë me hapësirat e gjëlbërta që janë mushkëria e këtyre qendrave urbane, në foton e Durrësit gjithçka që sheh është betoni dhe ndërtimet, ndërsa gjelbërimi është diçka e harruar tashmë për banorët e qytetit 3000-vjeçar.
Postimi i plotë i Petro Vokopolës:
Edhe nje nga gjerat me vandale qe i kan ber vendit tone viteve te fundit ka qene dhe shkaterrimi mjedisor. Kesaj babezie nuk i ka shpetuar as Durresi, ndoshta eshte qyteti me i goditur, ku motor sharrat dhe sopatat nuk paten piken e meshires. U shkaterruan pishat shume vjecare duke u zevendesuar pjeserisht me palma te cilat nuk kryejne asnje lloj funksioni. Nder te fundit qe vuri dore mbi keto pisha si per ironi te fatit, ishte dhe nje Minister Mjedisi! Por, po sjell disa foto te google te disa qyeteve ne rajon, ate te Tivarit, Shkupit, Sofies dhe ate te qytetit 2000 vjecar, atje ku, “mbizoteron kultura” sic kan qef ta mburrin durresaket por qe nuk afrohet fare me realitetin!!





