Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës në një takim me të rinjtë që për herë të parë më 18 Qershor do të kenë mundësinë të votojnë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Justina Shkira, Kryetarja e FRESSH Durrës, falenderoi të rinjtë për mbështetjen e shumtë që i kanë dhënë PS-së gjatë kësaj kohe.
Por siç tha Shkira, të rinjtë durrsakë e kanë të qartë tashmë dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre, që me 18 Qershor të votojnë për PS-në dhe Edi Ramën.
“Të rinjtë e Durrësit e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Dhe me 18 Qershor, vota e tyre do të shkojë për Partinë Socialiste për Shqipërinë që duam.” tha Shkira.
Të rinjtë durrsakë kishin menduar të surprizonin Kryeministrin, duke i dhuruar atij edhe shallin e Juventusit, duke e ditur tashmë që ai është tifoz i ekipit italian.





