Një ditë me biçikleta. E diela në Durrës do t’i dedikohet pedalimit, organizuar nga Bicyle Durrës, për të respektuar qytetin si dhe një shenjë pozitive kundër ndotjes së mjedisit.

Organizatorët ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila do të startojë në orën 11:00, para teatrit “Aleksandër Moisiu”.